Vitia: Kemi nënshkruar planin për vaksinim masiv kundër COVID-19, fillon me 15 qershor

01.06.2021

​Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është duke raportuar për menaxhimin e pandemisë dhe procesin e vaksinimit anti-COVID. Raportimin ministri Vitia është duke e bërë para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi. Poashtu ministri Vitia do të raportoj edhe për strategjinë legjislative të dikasterit me të cilin ai po udhëheq. Vitia, para komisionit për Shëndetësi në Kuvend […]

Vitia: Kemi nënshkruar planin për vaksinim masiv kundër COVID-19, fillon me 15 qershor

​Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është duke raportuar për menaxhimin e pandemisë dhe procesin e vaksinimit anti-COVID.

Raportimin ministri Vitia është duke e bërë para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi.

Poashtu ministri Vitia do të raportoj edhe për strategjinë legjislative të dikasterit me të cilin ai po udhëheq.

Vitia, para komisionit për Shëndetësi në Kuvend të Kosovës ka thënë se deri në fund të vitit pritet që vendi të sigurojë deri në 2 milionë vaksina kundër COVID-19. Kjo pasi që të mund të bëhet vaksinimi i 60% të popullsisë dhe kategorive tjera.

I njëjti ka folur edhe për situatën me COVID në Kosovë, duke thënë se është përmirësuar dukshëm.

“Situata me epideminë është përmirësuar ndjeshëm, paraqitet e qëndrueshme, janë ulur rastet me 70% ndërsa numri i rasteve në ditë është 40”, ka thënë Vitia.

Ndër tjerash ai ka folur edhe për vaksinimin masiv të popullatës kundër COVID-19.

Ministri Vitia ka thënë se është nënshkruar plani shtetëror për vaksinim masiv dhe do të fillojë së zbatuari nëpër komunat e Kosovës.

“Deri më sot kanë arritur mbi 178 mijë doza të vaksinave dhe do të kemi dhe të tjera ditëve në vijim. Deri në fund të vitit do te kemi deri në 2 milionë vaksina për vaksinimin e 60% te popullatës. Kosova ka zinxhir te ftohtë për shumë lloje të vaksinave. Tashmë është nënshkruar plani për vaksinim në masë dhe do të fillojë së zbatuari nga 15 qershori”, shtoi ai.

Etiketat