Viti i ri shkollor, Nagavci: Vazhdojmë punën tonë për rritjen e cilësisë së teksteve mësimore
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, sot ka uruar nxënësit për fillimin e ri të vitit shkollor. Nagavci përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se janë duke punuar në rritjen e cilësisë në arsim. “Nxënës, mësues e prindër, urime viti i ri shkollor. Sot […]
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, sot ka uruar nxënësit për fillimin e ri të vitit shkollor.
Nagavci përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se janë duke punuar në rritjen e cilësisë në arsim.
“Nxënës, mësues e prindër, urime viti i ri shkollor. Sot shkollat tona hapin dyert për të mirëpritur fëmijët, në ditën e parë të vitit shkollor.
MAShTI në bashkëpunim me komunat e shkollat ka bërë të gjitha përgatitjet për të filluar viti i ri shkollor 2023-2024. Si ministri po punojmë çdo ditë për të përmirësuar infrastrukturën shkollore dhe ligjore, dhe vazhdojmë punën tonë për rritjen e cilësisë së teksteve mësimore”, ka thënë ajo.
Sipas saj, MASHTI-i me vendosmëri po avancon në politikat arsimore.
“Në bashkëpunim të vazhdueshëm e konstruktiv me shkollat e prindërit, dhe me angazhimin e palodhur të mësimdhënësve e stafit tjetër në shkolla”, ka thënë Nagavci.