“Viti 2022 do të jetë i vështirë për familjet dhe bizneset, duhet rritur pagat e subvencionet”

22.02.2022

Hoti ka thënë se viti 2022 do të jetë i vështirë për familjet si dhe për bizneset, ku mes tjerash ka kërkuar që të rriten subvencionet dhe pagat. “Dua të sjellë në vëmendje rritjen e kostos së jetesës. E para janë rritur çmimet e produkteve bazike. Është rritur çmimi i energjisë elektrike, tarifa e ulët […]

“Viti 2022 do të jetë i vështirë për familjet dhe bizneset, duhet rritur pagat e subvencionet” Foto: Ilustrim

Hoti ka thënë se viti 2022 do të jetë i vështirë për familjet si dhe për bizneset, ku mes tjerash ka kërkuar që të rriten subvencionet dhe pagat.

“Dua të sjellë në vëmendje rritjen e kostos së jetesës. E para janë rritur çmimet e produkteve bazike. Është rritur çmimi i energjisë elektrike, tarifa e ulët është rritur 104 për qind ajo e larta 85 për qind”, u shpreh ai.

Po ashtu, ai ka theksuar se tek fusha e investimeve, nuk ka asnjë investim.

“Kemi parë bllokimin e OSHP-së që ka bllokuar miliona euro investime. Është rritur pasiguria në tregjet globale edhe për shkak të zhvillimeve në Ukrainë. Kemi rritje të çmimit të gazit. E di që këto probleme nuk i ka sjellë Qeveria aktuale, por mosveprimi po e rëndon gjendjen. Viti 2022 do të jetë shumë i vështirë për familjet dhe bizneset. Duhet rritur subvencionet e pagat”, u shpreh tutje Hoti.