Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme, Zyba i’u bënë thirrje qytetarëve për angazhim

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se i kanë shpallur zgjedhjet e brendshme.

Nga LVV thonë se nga 20 shtatori, secili anëtar i Lëvizjes, dhe kurdo që është anëtarësuar, do të ketë të drejtë për të votuar e për t’u kandiduar.

“Ashtu siç e parasheh statuti ynë e siç e kërkon demokracia e brendshme, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shpallur zgjedhjet e brendshme të përgjithshme. Nga 20 shtatori, secili anëtar i Lëvizjes, dhe kurdo që është anëtarësuar, do të ketë të drejtë për të votuar e për t’u kandiduar”.

“Zgjedhjet do të jenë të drejtpërdrejta, të lira e demokratike. Në fund të këtij procesi do të kemi struktura edhe më të fuqishme ashtu siç e kemi edhe mbështetjen e jashtëzakonshme të qytetarëve”.

Kryetari i degës së kësaj partie në Suharekë, deputeti Salih Zyba, ka kërkuar që përveç strukturës dhe mbështetësve të drejtpërdrejtë apo votues te Lëvizjes, të angazhohen dhe të përfshihen edhe ata të cilët nuk ishin aktiv deri dje, në mënyrë që të japin kontributin e tyre në këtë proces

“Të dashur qytetarë! Të respektuar aktivistë e shumë të nderuar familjarë të aktivistëve. Lëvizja VETËVENDOSJE! rritjen dhe fuqizimin e saj e sheh përmes zgjedhjeve të brendshme që po afrohen. E për të ndodhur kjo rritje që po kërkohet e që po angazhohemi edhe ne, është e nevojshme që përveç strukturës dhe mbështetësve të drejtpërdrejtë apo votues te Lëvizjes, të angazhohen dhe të përfshihen edhe ata të cilët nuk ishin aktiv deri dje, në mënyrë që të japin kontributin e tyre në këtë proces.Si kryetar i Qendrës së Lëvizjes në Therandë, duke parë mundësitë reale për plotësim- ndryshim të gjendjes në strukturën organizative, në harmoni të plotë me statutin e organizatës, bëj thirrje të sinqert për të gjithë të interesuarit që të angazhohen” thuhet në apelin e Zybës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.