Vetëvendosje shpall zgjedhje të brendshme për listën e deputetëve

03.12.2025

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shpallur zyrtarisht zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Njoftimi vjen nga Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes, duke respektuar Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme.

Të gjithë anëtarët e Lëvizjes që janë të interesuar të kandidojnë duhet të dorëzojnë deklaratën e kandidaturës së shoqëruar me dokumentacionin përkatës, nga data 2 deri më 4 dhjetor 2025.

Në çdo Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë ngritur Komisionet Zgjedhore Ad-Hoc, ku anëtarët mund të marrin informacion të mëtejshëm rreth procesit dhe procedurave të kandidimit.

Komisioni Zgjedhor thekson se ky proces i brendshëm synon të garantojë përzgjedhjen e kandidatëve më të përgatitur, në përputhje me vlerat demokratike të Lëvizjes dhe për t’i çuar përpara përgatitjet për fitoren plebishitare në zgjedhjet parlamentare.

Njoftimi zyrtar është dhënë nga Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, më 2 dhjetor 2025, në Prishtinë.