LVV në Suharekë pezullon aktivitetet zgjedhore të ditë së sotme pas vdekjes së Flamur Kuqit
28.05.2026
Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Suharekë ka njoftuar se ka pezulluar të gjitha aktivitetet politike dhe zgjedhore të parapara për ditën e sotme, pas lajmit për vdekjen e të riut Flamur Kuqi.
Përmes një njoftimi, LVV në Suharekë ka shprehur ngushëllimet për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke e cilësuar ngjarjen si të rëndë dhe të dhimbshme për qytetin.
“Për shkak të ngjarjes së hidhur, me rastin e vdekjes së të riut Flamur Kuqi, pezullohen të gjitha aktivitetet e parapara në kuadër të fushatës zgjedhore”, thuhet në njoftim.
Nga kjo parti është bërë e ditur se aktivitetet zgjedhore do të vazhdojnë nga dita e nesërme, sipas agjendës së planifikuar.
