Vetëm 5 ditë për Kurtin ta formojë qeverinë, ende pa marrëveshje me LDK-në

30.01.2020

Më 6 tetor të vitit 2019 u mbajtën zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në krye me Albin Kurtin duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike (PDK). Prandaj Kurtit tashmë i kanë mbetur edhe 5 ditë kohë që t’ia paraqes për votim […]

Vetëm 5 ditë për Kurtin ta formojë qeverinë, ende pa marrëveshje me LDK-në Foto: Ilustrim

Më 6 tetor të vitit 2019 u mbajtën zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në krye me Albin Kurtin duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike (PDK).

Prandaj Kurtit tashmë i kanë mbetur edhe 5 ditë kohë që t’ia paraqes për votim Kuvendit të Kosovës kabinetin e tij qeverisës.

Ditët po kalojnë, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së.

Të martën përfundon afati kushtetues që ka mandatari për kryeministër Albin Kurti ta formojë qeverinë e re të Kosovës ose në të kundërtën mbetet në diskrecionin e presidentit të vendit Hashim Thaçit se kush do të jetë mandatari i dytë për formimin e qeverisë së re.

Por siç duket ka fare pak shpresë për një marrëveshje politike për bashkëqeverisje mes LVV-së e LDK-së.

Ultimatumet, ofertat dhe kundër-ofertat ndërmjet njëra tjetrës, për analistët politikë janë një dëshmi se dy partitë po mendojmë më shumë në atë se qysh t’ia paraqesin qytetarëve dështimin e jo koalicionin qeverisës.

Këto dy subjekte politike edhe pas takimit të 28 janarit në prani të ambasadorëve të shteteve të QUINT-it, nuk rezultoi me një marrëveshje.

Përfaqësuesit nga shtetet e QUIN-it thanë se “më shumë kemi dëgjuar sa që kemi folur”.