Vërshime në shumë komuna, Hoti paralajmëron intervenimin e KFOR-it

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka reaguar pas reshjeve të fundit që kanë shkaktuar dëme në disa komuna të Kosovës.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se “Avdullah Hoti ka vizituar sot Qendrën e Situatave, ku është njoftuar nga afër me gjendjen nëpër komuna, pas reshjeve të fundit të shiut dhe të borës të cilat kanë shkaktuar vërshime në shumë rajone të vendit.

Në takim me drejtorin e kësaj qendre, Shaqir Shaqiri, dhe sekretarin e Sekretariatit për Siguri, Shpend Tërdevaj, Hoti ka diskutuar për masat që duhet të ndërmerren me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të situatës së krijuar.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Institucionet e Kosovës janë duke e përcjellë nga afër situatën dhe të gjitha kapacitetet shtetërore janë vënë në gjendje gatishmërie, përfshirë këtu Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Shtabet Lokale dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

Po ashtu, Hoti është në komunikim edhe me komandantin e  KFOR-it, Gjeneral-Majorin, Franco Federici, i cili ka shprehur gatishmërinë për të ofruar ndihmën e forcës paqeruajtëse  nëse një gjë e tillë do të jetë e nevojshme.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
RAPORTO