Bizneset Vende Pune Ofertat

Vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës

Vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës

16.11.2023 Lajme

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës, në të cilën ka:

Miratuar Projektligjin për ndryshmin dhe plotësimin e Ligjeve që Përmbajnë Procedura të Veçanta Administrative dhe Harmonizimin e tyre me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Faza e Dytë. Përmes tij do të sigurohet garantimi i respektimit të parimeve të përgjithshme dhe niveli i mbrojtjes së të drejtave dhe interesave juridike të palëve.

Miratuar vendimin për listën e pozitave për përfitimin e shtesës për kushte specifike të punës, përkatësisht shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Këto shtesa do të fillojnë së aplikuara nga paga e muajit nëntor, kurse për muajt e deritanishëm nga hyrja në fuqi e Ligjit të ri për Paga, ato do të ndahen në mënyrë retroaktive. Me miratimin e këtij vendimi pritet të përfitojnë 7991 zyrtarë policorë.

Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 09/ 67 të datës 9 mars 2022 për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidromorava, Sh. A. Gjilan. Përzgjedhja e kryesuesit të Bordit të ndërmarrjeve publike është kompetencë e Qeverisë, andaj për Bordin e ndërmarrjes publike Hidromorava, në kuadër të riformatimit të Bordit si dhe të rishpërndarjes së përgjegjësive brenda bordit, kryesuese e Bordit të drejtorëve të kompanisë rajonale të ujësjellësit Hidromorava Sh.A, Gjilan, caktohet Filloretë Gashi Sadiku,  ndërsa kryesuesi i deritanishëm caktohet anëtar i këtij Bordi.

Miratuar vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronës së paluajtshme, ish-shoqërore P. Sh. IGK “Ballkan” Njësia Damper, (ish Kampi “Casablanka”), për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me përfundimin e procedurave të shpronësimit sipas hapave ligjore të ndërmarra nga MMPHI do të kompensohen në vlerën prej 20% të shumës edhe punëtorët e ish-fabrikës “Ballkani”.

Ndryshuar dhe plotësuar Programin vjetor 2023 për Rezervat Shtetërore të Mallrave.

Miratuar vendimin për blerjen e objektit të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg të Francës. Ky vendim i hap rrugë fillimit të procedurave të blerjes ashtu siç parashihet në legjislacionin respektiv në fuqi.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Shtyhet për 2024 miratimi i Kodit Civil

Shtyhet për 2024 miratimi i Kodit Civil

Në mbledhjen e saj të 172-të, Qeveria e Kosovës ka ndryshuar programin legjislativ për vitin 2023.

Ajo ka bartur për vitin tjetër 21 projektligje të planifikuara për këtë vit, ka tërhequr një projektligj për këtë vit si dhe u ka ndryshuar afatin e miratimit 20 projektligjeve, përderisa ka shtuar edhe dy projektligje për miratim.

Në mesin e projektligjeve të bartura është edhe ai i Kodit Civil të Kosovës i cili tashmë është bartur për vitin 2024.

Interesim i madh për konvertimin e targave ilegale, Qeverisë i kërkohet që ta shtyjë afatin

Interesim i madh për konvertimin e targave ilegale, Qeverisë i kërkohet që ta shtyjë afatin

Banorët serbë kanë bërë kërkesë në Qeverinë e Kosovës që të shtyhet afati për konvertimin e targave ilegale.

Këtë e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, megjithatë kanë thënë se ende nuk ka vendim.

Nga ky dikaster po ashtu kanë bërë të ditur se kjo kërkesë ka ardhur për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’i konvertuar targat ilegale në RKS.

“Sot është afati i fundit për konvertimin e targave ilegale në RKS. Është bërë kërkesë që të shtyhet ky afat, por ende nuk ka vendim. Mund të them se interesimi është shumë i madh për konvertimin e targave”, ka thënë zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi.

Më tej, ajo ka njoftuar se deri pak para orës 12:00 të së enjtes, gjithsej 3 mijë e 892 vetura janë konvertuar me targa RKS.

Sipas vendimit të Qeverisë, afati për riregjistrimin e makinave me targa serbe sikurse “PR”, “KM”, “PZ” e të ngjashme do të jetë deri më 1 dhjetor. 

Prodhimi i energjisë bie, konsumi rritet

Prodhimi i energjisë bie, konsumi rritet

Dimrat e fundit në Kosovë janë përcjellë me furnizim të çrregullt të energjisë elektrike, shtrenjtim të rrymës dhe thirrje nga Qeveria e Kosovës për kursim.

Teksa muajt e dimrit po afrohen, të dhënat e publikuara më 22 nëntor nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se prodhimi i energjisë elektrike gjatë muajit shtator të këtij viti ka rënë në krahasim me rrymën e prodhuar gjatë së njëjtës periudhë të vitit paraprak.

Në prill të këtij viti, Korporata Energjetike e Kosovës dhe kompania amerikane, General Electric, kishin nënshkruar një marrëveshje për modernizimin e turbinave me avull të termocentralit Kosova B.

Ky projekt – që kushton rreth 50 milionë euro dhe pritet të përfundojë deri në vitin 2026 – pritet të rrisë kapacitetet prodhuese me energji elektrike.

Viteve të fundit, sasia e energjisë së prodhuar ka ndryshuar nga muaji në muaj. Të dhënat më të reja tregojnë se, gjatë shtatorit të sivjetmë, prodhimi i energjisë nga termocentralet ka rënë në shifrën më të ulët në të paktën dy vjet.

Për muajin tetor nuk janë publikuar ende të dhënat.

Për dallim nga sasia e energjisë së prodhuar, konsumi i energjisë elektrike është rritur. Të dhënat e ASK-së tregojnë se gjatë muajit shtator të vitit 2023 u konsumua më shumë energji elektrike sesa gjatë shtatorit të vitit 2022.Sipas të dhënave, rritja e konsumit është shkaktuar nga sektori i industrisë dhe nga përdorimi komercial i rrymës.

Trendi i konsumit ka ndryshuar vazhdimisht në Kosovë, ndërsa arriti në vlerat më të larta gjatë janarit të këtij viti dhe atij vitit të kaluar.Për t’i mbuluar kërkesat për energji elektrike, Kosova ka importuar vazhdimisht rrymë. Sasia e energjisë elektrike të importuar e ka tejkaluar shifrën e rrymës së eksportuar.

Reklama R-Sharm Reklama/Shtyp Rr. Brigada 123, Shirokë - Suharekë,
Kosovë
SuharekaOnline Media Rr. Brigada 123, pn, 23000 Suharekë,
Kosovë
Sigurimi Internacional Sigurime Brigada 123,
Kosovë
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende23 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë