“Vendim qesharak, Kurti e ka ditur se bizneset private nuk do të mund t’i rrisin pagat”

  • 16.09.2022
“Vendim qesharak, Kurti e ka ditur se bizneset private nuk do të mund t’i rrisin pagat”

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti u zotua se do t’i mbështesë bizneset që rrisin pagat e punëtorëve. Mirëpo, ky vendim i kryeministrit nuk pritet të gjej zbatim pasi shumë biznese mezi po e përballojnë krizën financiare.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, e ka quajtur qesharak vendimin e Kurtit, pasi kompanitë janë deklaruar se nuk kanë mundësi që t’i rrisin pagat e punëtorëve.

Sipas Azemit, Qeveria e ka ditur që pronarët nuk e bëjnë këtë rritje, prandaj edhe kanë vendosur këtë kushtëzim.


“Me këtë kushtëzim që ka vendosur Kurti vetëm se na ka dëmtuar edhe më shumë neve. Nuk jemi duke lyp as më pak as më shumë vetëm atë që është premtuar. Ky vendim që ka marrë është shumë qesharak, lypës që në një formë i detyron punëtorët që të kërkojnë lëmoshë nga pronari pastaj nga Qeveria. Qeveria ka kushtëzuar sepse e ka ditur se pronarët e kompanive nuk do të bëjnë një rritje të tillë”, tha Azemi

Tutje, Azemi shtoi se nëse Qeveria nuk e largon këtë kushtëzim nga data 20 shtator do të hyjnë në grevë të gjitha bizneset.

“Jemi duke e pritur reagimin e Qeverisë së Kosovës dhe nëse nuk e largon kushtëzimin lidhur me dhënë e 50 për qind të asaj shtesë kompanive do të këtë veprime tjera. Jemi duke e parë si kushtëzim të qëllimshëm për të mos u realizuar ky objektiv. Ne jemi duke pranuar që t’i humbin 50 euro por së paku t’i kemi 50 euro të Qeverisë të sigurta. Në rast se nuk largohet ky kushtëzim ne bashkë me kompanitë publiko private nga data 20 shtatore do të hyjmë në grevë”, tha Azemi për Insajderin.

Kryeministri Albin Kurti javën e kaluar ka prezantuar pakon e re financiare, ku premtoi mbështetje për secilin biznes që i rrit pagat e punëtoreve duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës.

“Do të mbështesim secilin biznes që i rrit pagat e punëtoreve duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës për punëtorë maksimumi 100 euro për tre muajt e parë. Përkrahjen tonë do ta zgjerojmë edhe për studentet për të cilët do të ndajmë shumën prej 100 euro në muajin nëntor”, deklaroi Kurti.

Që nga 25 gushti, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës janë në grevë, ata po kërkojnë nga 100 euro shtesë në muaj, deri në miratimin e Ligjit të pagave.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë