Vdes një foshnje në QKUK, rasti po hetohet si trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor

01.12.2023

Një foshnje e porsalindur ka vdekur në Qendrën Klinike të Kosovës, në repartin e Gjinekologjisë. Një burrë ka kërkuar ndihmën e Policisë duke e raportuar vdekjen e foshnjës së tij në repartin e Gjinekologjisë në QKUK. Policia po e heton rastin e 30 nëntorit si trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, […]

Vdes një foshnje në QKUK, rasti po hetohet si trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor Foto: Ilustrim

Një foshnje e porsalindur ka vdekur në Qendrën Klinike të Kosovës, në repartin e Gjinekologjisë.

Një burrë ka kërkuar ndihmën e Policisë duke e raportuar vdekjen e foshnjës së tij në repartin e Gjinekologjisë në QKUK.

Policia po e heton rastin e 30 nëntorit si trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.