Vdes 23-vjeçarja që ra nga kati i katërt në Fushë Kosovë

para 33 dite

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku 23-vjeçarja Adelina Sinani ka ndërruar jetë dje, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda.

Vdes 23-vjeçarja që ra nga kati i katërt në Fushë Kosovë

Ajo kishte rënë nga kati i katërt i një ndërtese banimi më 29 maj, rreth orës 13:00, në rrugën “Fazli Grajçevci”.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar bashkëshorti i të ndjerës.

Siç raportoi Gazeta Sinjali, dyshohet se Sinani aksidentalisht kishte rënë nga dritarja e banesës së saj, ndërsa ishte duke pastruar xhamat. E reja ishte gjetur e shtrirë në tokë pranë objektit “MureBest” dhe ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohej për lëndimet e rënda trupore.

Kjo ngjarje tragjike ka sjellë pikëllim të thellë në familjen dhe rrethin e të ndjerës.

Etiketat

Ofertat e fundit