Vazhdon rënia e rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë, pak para lirimit të masave

14.04.2021

Të martën në Kosovë janë shëruar edhe 1,009 pacientë të cilët ishin të infektuar me COVID-19, numër ky rekord që nga fillimi i pandemisë. Që nga marsi i vitit të kaluar, ku në Kosovë u regjistruan rastet e para me COVID-19, deri më tani janë shëruar 83,591 pacientë, një gjë e tillë po bëhet e […]

Vazhdon rënia e rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë, pak para lirimit të masave Foto: Herolind Bytyçi / HALLKA

Të martën në Kosovë janë shëruar edhe 1,009 pacientë të cilët ishin të infektuar me COVID-19, numër ky rekord që nga fillimi i pandemisë.

Që nga marsi i vitit të kaluar, ku në Kosovë u regjistruan rastet e para me COVID-19, deri më tani janë shëruar 83,591 pacientë, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, i cili çdo ditë raporton për numrin e rasteve pozitive, numrin e të shëruarve, numrin e rasteve aktive dhe viktimave nga ky virus.

Ndërsa për të parandaluar përhapjen e infeksionit me COVID-19, së fundi, më datë 07 prill, në Kosovë janë marrë masa të reja të cilat janë në fuqi deri më 18 prill të këtij viti, ku është pezulluar puna e gastronomisë dhe është kufizuar lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Sipas Odës së Hotelierisë së Kosovës nga takimet që kanë zhvilluar me institucionet përgjegjëse për menaxhimin e pandemisë pritet që orari i gastronomisë të zgjatet për gjysmë ore ose një orë prej sa ishte para masave kufizuese. Pra, lokalet e gastronomisë do të mund të punojnë deri në ora 22:30 ose 23:00.

Rikujtojmë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë konfirmuar 494 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 12 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se të martën edhe në Komunën e Suharekës janë identifikuar 9 raste të reja me COVID-19.