Vazhdon ndryshimi i çmimeve në Kosovë, këto janë produktet që u shtrenjëtuan dhe u liruan

04.01.2023

Ndryshimi i çmimeve të produkteve ushqimore dhe produkteve të tjera në Kosovë ka vazhduar edhe në ditët e para të vitit 2023. Lëvizja e çmimeve të produkteve të ndryshme figuron në njërën nga tabelat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, raporton SuharekaOnline. Duke u bazuar në këto të dhëna, të publikuara nga ASK, […]

Vazhdon ndryshimi i çmimeve në Kosovë, këto janë produktet që u shtrenjëtuan dhe u liruan Foto: Ilustrim

Ndryshimi i çmimeve të produkteve ushqimore dhe produkteve të tjera në Kosovë ka vazhduar edhe në ditët e para të vitit 2023.

Lëvizja e çmimeve të produkteve të ndryshme figuron në njërën nga tabelat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, raporton SuharekaOnline.

Duke u bazuar në këto të dhëna, të publikuara nga ASK, rezulton se produktet si: orizi, makaronat, miell gruri, qumeshti, djathi, gjiza, vaji i lulediellit, fasulet, e produkte të tjera kanë rënie të çmimeve, krahasuar me ditët e fundit të vitit 2022.

Ndërsa, disa produkte të tjera si: mishi, patatet, sheqeri, kafeja, çaji, kripa e të tjera kanë shënuar rritje të çmimeve, krahasuar me ditët e fundit të vitit që lamë pas.

Poashtu, në këtë tabelë janë paraqitur edhe çmimet e cigareve të cilat kanë mbetur të pandryshueshme, dru zjarro (ahu) poashtu vazhdojnë të kenë çmimin e njejtë (50 euro për metër).