Vazhdon edhe sot rinumërimi i votave, procesi pritet të mbyllet nesër

25.02.2021

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pasditen e djeshme ka filluar procesi i rinumërimit të 494 vendvotimeve, për të cilat mori vendim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Këto vendvotime u takojnë komunave të ndryshme, në mesin e tyre edhe Komuna e Suharekës. Nga të dhënat e prezantuara gjatë së mërkurës, thuhet se janë rinumëruar rreth 33% […]

Vazhdon edhe sot rinumërimi i votave, procesi pritet të mbyllet nesër Foto: Ilustrim

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pasditen e djeshme ka filluar procesi i rinumërimit të 494 vendvotimeve, për të cilat mori vendim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Këto vendvotime u takojnë komunave të ndryshme, në mesin e tyre edhe Komuna e Suharekës.

Nga të dhënat e prezantuara gjatë së mërkurës, thuhet se janë rinumëruar rreth 33% e vendvotimeve apo 161 nga 494 vendvotime për të cilat u mor vendim që të rinumëroheshin nga KQZ.

Arsyet për rinumërimin e këtyre 494 vendvotimeve kanë të bëjnë me bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike në 35 vendvotime, bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve në 6 vendvotime, kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik në 370 vendvotime dhe subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas në 83 vendvotime.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se rinumërimin i këtyre vendvotimeve planifikohet të përfundojë deri të premten.