Vazhdon braktisja e foshnjeve në Kosovë, një e gjinisë femërore u braktis gjatë muajit qershor

25.07.2023 Lajme
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin qershor 2023.
Ky publikim ofron të dhëna edhe për numrin e fëmijëve të braktisur, shkruan SuharekaOnline.
Fëmijët e braktisur – Fëmijë i braktisur pa kujdes prindëror, konsiderohet çdo fëmijë i moshës nën 18 vjeç, i cili është i braktisur nga prindërit, të cilët për shkaqe dhe arsye të ndryshme nuk i kryejnë, apo nuk janë në gjendje ti kryejnë obligimet, përgjegjësitë dhe të drejtat prindërore.
Format e mbrojtjes për këtë kategori të fëmijëve janë: kujdestaria, bashkimi familjar, strehimi familjar, strehimi i përkohshëm institucional dhe adoptimi.
Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së figuron se gjatë muajit qershor në tërë Kosovën është braktisur foshnje.
ASK bën të ditur se në qershor të këtij viti një foshnje e gjinisë femërore është braktisur në Komunën e Ferizajit.
Rikujtojmë se nga muaji janar deri në atë qershor në Kosovë janë braktisur gjithsej 6 foshnje, prej tyre 4 të gjinisë femërore dhe 2 të gjinis mashkullore.
Ndërsa, përgjatë këtyre muajve në Komunën e Suharekës nuk është regjistruar ndonjë foshnje e braktisur.