Vazhdon ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në vendkalimet kufitare
- 27.12.2022

Mërgimtarët nga shtete të ndryshme të Europës kanë marr rrugën drejt vendlindjes për të kaluar festat e fundvitit.
Rrugëtimi i mërgimtarëve nga shtete të ndryshme për të ardhur në Kosovë nuk është aspak e lehtë për ta, ku pothuajse çdo herë në pika kufitare presin me orë të tëra.
Mirëpo, gjatë ditës së martë, situata në vendkalimet kufitare për të hyrë në Kosovë ka qenë e qetë, shkruan SuharekaOnline.
Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga përditësimi i fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit.
Në pikë kalimet kufitare me Serbinë, aty ku pothuajse gjithmonë ka fluks më të madh, pritja për të hyrë nga Merdari dhe Dheu i Bardhë për në Kosovë është nga 5-10 minuta.
