Mërgimtarët drejt Kosovës, pritje deri në tri orë në pikën kufitare Dheu i Bardhë
Mërgimtarët nga vende të ndryshme të Evropës ia kanë mësyer vendlindjes së tyre për të kaluar pushimet verore. Përveç rrugës së gjatë e të lodhshme, mërgimtarët përballen edhe me pritjet e gjata në vendkalimet kufitare. Bashkatdhetarët të cilët shfrytëzojnë pikën kufitare Dheu i Bardhë janë duke pritur deri në tri orë për të hyrë në […]
Mërgimtarët nga vende të ndryshme të Evropës ia kanë mësyer vendlindjes së tyre për të kaluar pushimet verore. Përveç rrugës së gjatë e të lodhshme, mërgimtarët përballen edhe me pritjet e gjata në vendkalimet kufitare.
Bashkatdhetarët të cilët shfrytëzojnë pikën kufitare Dheu i Bardhë janë duke pritur deri në tri orë për të hyrë në territorin e Kosovës.
Kolonat në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë arrijnë deri në 3000 mijë metra.
Sipas të dhënave të fundit të publikuar në ora 09:12 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se vendkalimet tjera janë të lira për qarkullim dhe se dalja dhe hyrja në Kosovë mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.
FLUKSI NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR
| Pikat e Kalimit Kufitar | Hyrje (min) | Dalje (min) | Kolona (metra) Hyrje | Kolona (metra) Dalje |
| Qafë e Prushit | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Qafë e Morinës | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Kullë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Bërnjak | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Glloboqicë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Stançiq | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Vërmicë03 | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Hani i Elezit | 05-10 | 05-10 | 00 | 00 |
| Jarinje | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Mutivodë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Muçibabë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Dheu i Bardhë | 180 | 03-05 | 3000 | 00 |
| Merdarë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |