Vazhdojnë pritjet e gjata në kufirin Kroaci-Serbi, kolona deri në 18 Km

22.12.2024

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga HAK (Automobil Klub Kroat) rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm, situata në kufirin Bajakovo midis Kroacisë dhe Serbisë po vazhdojnë pritjet e gjata.

Në dalje të Kroacisë, gjatësia e kolonës ka arritur deri në 18 kilometra, ndërsa pritjet zgjasin me orë të tëra.

Gjithashtu edhe në Tovarnik, kufiri më i afërt me Bajakovën, udhëtarët po përballen me vonesa të ndjeshme, ku koha e pritjes shkon deri në 5 orë.

Përveç pikëkalimeve kufitare, kolona raportohen edhe në autostradën A3, ku në seksionin midis kilometrave 273+000 dhe kryqëzimit të Zhupanjës në rrugën në drejtim të Lipocit.

Komunikacioni zhvillohet në dy korsi me shpejtësi të kufizuar 60 km/h.

Gjatësia e kolonës në këtë zonë ka arritur në 1 km, dhe situata vazhdon të përkeqësohet.