1.
Vazhdojnë pritjet e gjata në kufirin Kroaci-Serbi, kolona deri në 15 Km
21.12.2024
Sipas të dhënave të publikuara nga HAK (Automobil Klub Kroat), situata në kufirin Bajakovo midis Kroacisë dhe Serbisë po vazhdojnë pritjet e gjata.
Në dalje të Kroacisë, gjatësia e kolonës ka arritur deri në 15 kilometra, ndërsa pritjet zgjasin me orë të tëra.
Gjithashtu edhe në Tovarnik, kufiri më i afërt me Bajakovën, udhëtarët po përballen me vonesa të ndjeshme, ku koha e pritjes shkon deri në 4 orë.
Përveç pikëkalimeve kufitare, probleme raportohen edhe në autostradën A3, ku në seksionin midis kilometrave 272+500 dhe 274+500, drejtimi për në Lipovcit është i mbingarkuar.
Komunikacioni zhvillohet në dy korsi, por me shpejtësi të kufizuar në 60 km/h.
Gjatësia e kolonës në këtë zonë ka arritur në 2 km, dhe situata vazhdon të përkeqësohet.