Vazhdojnë kolonat në dalje të kufijve, pritjet në Merdare deri në afro katër orë

23.08.2021

Pritjet nëpër pikat e kalimit kufitar kanë vazhduar edhe mëngjesin e së hënës, ku për të dal nga Kosova përmes pikës kufitare Merdare, pritet deri në tre orë e gjysmë. Mërgimtarët të cilët kanë ardhur për t’i kaluar pushimet verore në Kosovë, tashmë kanë filluar të kthehen në shtetet ku ata jetojnë e veprojnë, për […]

Vazhdojnë kolonat në dalje të kufijve, pritjet në Merdare deri në afro katër orë Foto: Ilustrim

Pritjet nëpër pikat e kalimit kufitar kanë vazhduar edhe mëngjesin e së hënës, ku për të dal nga Kosova përmes pikës kufitare Merdare, pritet deri në tre orë e gjysmë.

Mërgimtarët të cilët kanë ardhur për t’i kaluar pushimet verore në Kosovë, tashmë kanë filluar të kthehen në shtetet ku ata jetojnë e veprojnë, për çka edhe pritjet janë të gjata nga fluksi i madh i tyre në pikat e kalimit kufitar.

Pritje të gjata po ashtu ka edhe te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku për të dal nga Kosova, pritet deri në 45 minuta.

Sipas të dhënave të përditësuara rreth orës 08:26, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje ka edhe në Jarinje dhe Vërmicë.

Pikat e Kalimit Kufitar: Hyrje (min) Dalje (min)
Merdarë 05-10 180-210
Jarinje 05-10 05-10
Mutivodë 05-10 05-10
Bernjak 05-10 05-10
Dheu i Bardhë 05-10 40-50
Vërmicë 05-10 15-20