Bashkatdhetarët shpenzuan rreth 500 milion euro në Kosovë

23.08.2021

Si çdo verë tjetër, edhe këtë verë shumë bashkatdhetarë erdhën në Kosovë për t’i kaluar pushimet me familjet e tyre në vendlindje. Përveç që kanë qëndruar me familjet e tyre, të njëjtit kanë dalur për të shëtitur e vizituar shumë vende të ndryshme në Kosovë. Janë diaspora ata që e mbajnë gjallë një pjesë të […]

Bashkatdhetarët shpenzuan rreth 500 milion euro në Kosovë Foto: Ilustrim

Si çdo verë tjetër, edhe këtë verë shumë bashkatdhetarë erdhën në Kosovë për t’i kaluar pushimet me familjet e tyre në vendlindje.

Përveç që kanë qëndruar me familjet e tyre, të njëjtit kanë dalur për të shëtitur e vizituar shumë vende të ndryshme në Kosovë.

Janë diaspora ata që e mbajnë gjallë një pjesë të ekonomisë së vendit, duke dhuruar e shpenzuar me qindra e mijra euro.

Sipas hulumtimeve të bëra nga organizatat joqeveritare, është bërë e ditur se bashkatdhetarët kanë shpenzuar rreth 500 milionë euro.

Sipas ekspertëve këto të holla të derdhura janë një infuzion për ekonominë e Kosovës, e kjo sidomos në rrethanat me pandeminë COVID-19.

Se shpenzimet e mërgimtarëve gjatë verës kanë arritur shifrën e 500 milionë euro, këtë e thotë Lirim Krasniqi, nga Organizata joqeveritare “Germin. Po ashtu, ai ka shtuar se numri i bashkatdhetarëve që kanë hyrë në Kosovë në këtë sezon vere, është rreth 1 milion.

“Konsiderojmë që vizitat e diasporës gjatë verës së këtij viti, kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë e Kosovës. Sipas një vlerësimi që kemi bërë,por edhe nga organizata e tjera që bëjnë analiza të tilla, në rastin më të mirë, shifra që është derdhur në Kosovë mund të shkojë deri në 500 milionë euro.

Kjo shifër e lartë është dhe infuzion për ekonominë e Kosovës, sidomos në rrethana të pandemisë kur disa biznise kishin regjistruar humbje të mëdha për shkak të mbylljes së përkohshme nga masat COVID-19”, thotë Krasniqi, raporton RadioKosova.

Gjithashtu, edhe sipas të dhënave të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në muajin qershor që kanë hyrë përmes transportit rrugor ka qenë rreth 1milion e 900 mijë, në muajin korrik është rritur për 1 milion e 33 mijë.

Ndërsa, vetëm në 15 ditët e gushtit në Kosovë kanë hyrë rreth 1 milion e 409 mijë persona.