Vazhdojnë dëshmitë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

para 24 dite

Sot, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Vazhdojnë dëshmitë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Në seancën e sotme pritet të dëshmojë dëshmitari i radhës i 105 i Zyres së Prokurorit të Specializuar. Megjithatë, sipas njoftimeve të fundit, seanca e djeshme u ndërpre në mënyrë të papritur pas një diskutimi të mbyllur për publikun. Pas disa pushimeve dhe seancave private, trupi gjykues vendosi që seanca të rifillojë sot në orën 09:00.

LEXO EDHE:  Sadik Halitjaha: Shqipëria dhe Kosova të ndërhyjnë urgjentisht në Maqedoninë e Veriut!

Dëshmitari i fundit që ka dëshmuar në këtë proces ka qenë Nezir Çoçaj. Ai ka përfunduar dëshminë e tij të hënën dhe ka qenë dëshmitari i 104-të në këtë proces.

Sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara, gjykimi “Thaçi dhe të tjerët” parashihet të ketë katër seanca gjyqësore gjatë kësaj jave.

Etiketat