Vazhdohen edhe për dy muaj shtesat prej 10% për punëtorët shëndetësorë

10.11.2021

Këtë propozim për vazhdim të shtesave para kabinetit qeveritar e ka bërë ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku. “Propozim vendimi ka për qëllim ndarjen e mjeteve në vlerë prej 1 milion e 810 mijë euro në zbatim të masës 4.1 mbështetja e shëndetësisë në kuadër të pakos së Ringjalljes Ekonomike. Pagesën shtesë […]

Vazhdohen edhe për dy muaj shtesat prej 10% për punëtorët shëndetësorë Foto: Ilustrim

Këtë propozim për vazhdim të shtesave para kabinetit qeveritar e ka bërë ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.

“Propozim vendimi ka për qëllim ndarjen e mjeteve në vlerë prej 1 milion e 810 mijë euro në zbatim të masës 4.1 mbështetja e shëndetësisë në kuadër të pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Pagesën shtesë neto prej 10% të pagës bazë por jo më pak se 60 për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik, profesionistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës”, tha Gexha-Bunjaku.

Pagesa shtesë për punëtorët shëndetësorë do të ndahet për muajt nëntor dhe dhjetorë 2021, ku Gexha-Bunjaku ka shtuar se në lidhje me ndarjen e mjeteve do të përkujdeset Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT).