Vala: Kujdes nga sms-ët mashtrues

29.10.2020

Kompania e Telefonisë Mobile, Vala, ka paralajmëruar komsumatorët e vet që të kenë kujdes nga sms-ët mashtrues. Ajo ka paralajmëruar që të kihet kujdes nga sms-ët që i shpallin ata fitues dhe pastaj kërkojnë të dhënat personale nga konsumatorët e saj. Ka disa ditë që qytetarë nga mbarë vendi, po pranojnë sms se gjoja kanë […]

Vala: Kujdes nga sms-ët mashtrues Foto: Ilustrim

Kompania e Telefonisë Mobile, Vala, ka paralajmëruar komsumatorët e vet që të kenë kujdes nga sms-ët mashtrues.

Ajo ka paralajmëruar që të kihet kujdes nga sms-ët që i shpallin ata fitues dhe pastaj kërkojnë të dhënat personale nga konsumatorët e saj.

Ka disa ditë që qytetarë nga mbarë vendi, po pranojnë sms se gjoja kanë fituar një shumë të konsiderueshme parash dhe u kërkojnë atyre të dhënat personale, e që me gjasë pastaj përdoren për qëllime përfitimi të pa ligjshëm.

Privatësia dhe siguria në rrjet, nënkupton mbrojtjen e informatave tuaja personale nga zbulimi prej palëve të paautorizuara. Injoroni këta SMS pasi mund të jenë mashtrim dhe mund të ju dëmtojnë!