Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë, edhe përgjatë vijës kufitare

05.06.2025

Ushtarët turq të misionit të KFOR-it kanë vazhduar patrullimet e rregullta në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe zonat përgjatë vijës kufitare administrative.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga KFOR-i, shkruan IndeksOnline.

Patrullimet, të cilat kryhen ditën dhe natën, pasqyrojnë angazhimin e misionit për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Misioni i KFOR-it thekson se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të parë të sigurisë. Kjo bashkëpunim është thelbësor për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.