U.d Presidentja Osmani: Në krye të SHBA-së prej sot është miku i Kosovës

20.01.2021

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Përmes një postimi në Facebook, Osmani i ka uruar mbarësi Bidenit në postin e presidentit të SHBA-ve, duke thënë se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur. Biden kishte vizituar Kosovën për herë të fundit në […]

U.d Presidentja Osmani: Në krye të SHBA-së prej sot është miku i Kosovës Foto: Ilustrim

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani i ka uruar mbarësi Bidenit në postin e presidentit të SHBA-ve, duke thënë se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur.

Biden kishte vizituar Kosovën për herë të fundit në vitin 2016, derisa ka qenë duke shërbyer si nënpresident i Shteteve të Bashkuara.

Në cilësinë e u.d. Presidentes Osmani i ka uruar mbarësi në postin e presidentit të SHBA-ve, me besimin e fuqishëm se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe se demokracia e këtij shteti do të vazhdojë të jetë referencë për gjithë globin.

Amerika është sinonim i demokracisë dhe promovimit të vlerave. Raportet e shkëlqyeshme të Kosovës me SHBA-të, janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale.

Zoti e bekoftë miqësinë e perhershme me Amerikën”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se Joe Biden vazhdimisht ka shprehur mbështetje për pavarësinë e Kosovës, duke thënë se shtetësia e saj është e pakthyeshme.