Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një personi apo grupi

13.06.2026

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova mbetet një shtet demokratik ku institucionet funksionojnë mbi bazën e ndarjes së pushteteve dhe respektimit të vullnetit qytetar.

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një personi apo grupi Foto: Ilustrim

Në një intervistë për televizionin turk “TRT”, Osmani foli për zgjedhjet e fundit dhe zhvillimet politike në vend, duke theksuar se demokracia kosovare nuk toleron askënd që synon të ketë të gjitha mekanizmat e pushtetit nën kontroll.

Ajo sqaroi se deklarata e saj nuk i drejtohet ndonjë partie politike apo individi të caktuar, por paraqet një parim të përgjithshëm që duhet të vlejë për të gjithë aktorët politikë.

Sipas Osmanit, ruajtja e balancës institucionale dhe respektimi i proceseve demokratike janë thelbësore për funksionimin e shtetit dhe forcimin e demokracisë në Kosovë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More