U.d ministrja e MSH-së thërret në takim kryetarët e komunave, a do të ketë masa të reja anti-COVID?
Tash e sa kohë një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve dhe sektori i gastronomisë po kërkojna lirimin e masave anti-COVID, por deri tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Ministri i Administrit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi së bashku me u.d ministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha kanë ftuar kryetarët e komunave në takim. […]
Tash e sa kohë një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve dhe sektori i gastronomisë po kërkojna lirimin e masave anti-COVID, por deri tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
Ministri i Administrit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi së bashku me u.d ministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha kanë ftuar kryetarët e komunave në takim.
Takimi pritet të mbahet sot dhe se IndeksOnline mëson se në këtë takim do të diskutohet për masat e reja dhe situata aktuale me pandeminë në Kosovë.
Ndër të tjera pritet të shqyrtohet edhe heqja e orës policore dhe kërkesat e gastronomëve për lejimin e punës edhe pas orës 21:30.