U.d e MSH-së thotë se tubimet s’do të lejohen: 50% e popullatës kanë marrë dy doza të vaksinës

22.10.2021

“Unë sot vizitova këtu ekipet e vaksinimit në sheshin Zahir Pajaziti, ku qytetarët mund të vaksinohen pa termin dhe orari do të zgjasë deri në ora 17:00, që nga ky mëngjes janë vaksinuar 60 qytetarë. Orari do të jetë i përsëritur dhe shumë herë do të vizitohen qendrat urbane. Unë besoj së në këtë mënyrë […]

U.d e MSH-së thotë se tubimet s’do të lejohen: 50% e popullatës kanë marrë dy doza të vaksinës Foto: Herolind Bytyçi / HALLKA

“Unë sot vizitova këtu ekipet e vaksinimit në sheshin Zahir Pajaziti, ku qytetarët mund të vaksinohen pa termin dhe orari do të zgjasë deri në ora 17:00, që nga ky mëngjes janë vaksinuar 60 qytetarë. Orari do të jetë i përsëritur dhe shumë herë do të vizitohen qendrat urbane. Unë besoj së në këtë mënyrë po e lehtësojmë qasjen e qytetarëve pasi që për gati shtatë muaj qytetari e pati mundësinë, ne po shkojmë te qytetari përmes vaksinimit mobil dhe do të ndihmojë në ndalimin e pandemisë, ju qytetarë do të jenë gati për të luftuar virusin nëse jeni ekspozuar ndaj tij”.

“Nga analizat tona, dihet se shumica e pacientëve të shtruar janë të pa vaksinuar, dhe ju ftoj se vaksinimi është mënyra më e lehtë për t’i dhënë fund pandemisë dhe flisni kështu me ata që kanë mëdyshje”.

Gexha-Bunjaku tha se janë drejt realizimit të synimeve ka njoftuar se mbi 60% e popullatës janë vaksinuar me dozën e parë, ndërsa 50% me dozën e dytë.

Se a do të ketë lirim të masave, ajo thotë se janë duke u shqyrtuar, por që për tubimet kufizimi do të jetë ashtu siç ka qenë, raporton EkonomiaOnline.

“Më shumë se kurrë është e rëndësishme që të rinjtë të vaksinohen për ta parandaluar përhapjen, duke pasur parasysh se rekomandimet shkencore janë të qarta dhe vaksinimi është ai që siguron imunitet afatgjatë.

Ndonëse jemi të parët në rajon sa i përket përqindjes së vaksinimit, dhe kemi mbi 60% të popullatës të vaksinuar me dozën e parë, dhe 50% me dy doza, kjo nuk duhet të na lehtësoje përgjegjësinë andaj thirrja për vaksinim vazhdon të jetë e njëjta. Shkalla e vdekjeve po bie për shkak të masave që po ndërmarrim”.

“Ne jemi duke punuar vazhdimisht në fushatën për vetëdijesimin për vaksinim. Varianti Delta mbetet me dominim dhe për ta mbajtur në kontroll, rritja e shkallës së vaksinimit e kombinuar me masat janë i vetmi sukses. Masat janë duke u shqyrtuar dhe së shpejti do të informoheni”.

“Secili vend e ka të drejtën ti shqyrtojë masat brenda situatës, ne jemi në fushatë zgjedhore, tash do të vazhdohet edhe në 21 komuna, do të vazhdojnë masat e njëjta për grumbullimet do të jenë me numër të kufizuar të personave”, tha ajo.