Tym i zi nga Vatikani, konklavi dështon të zgjedhë Papën në raundin e parë

07.05.2025

Një tym i zi ka dalë pak më parë nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke sinjalizuar kështu se konklavi i kardinalëve nuk ka arritur të zgjedhë Papën e ri në raundin e parë të votimit.

Ky zhvillim do të thotë se procesi i zgjedhjes do të vazhdojë edhe nesër, me raunde të tjera votimi, derisa të arrihet një vendim nga kardinalët e mbyllur brenda. BBC raporton se kardinalët nuk lejohen të komunikojnë me botën e jashtme gjatë kohës që zgjedhin pasardhësin e Papa Françeskut.

Sipas vlerësimeve të fundit nga policia, rreth 30,000 njerëz ndodhen aktualisht të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, në pritje të lajmeve të fundit nga Vatikani dhe rezultatit të konklavit historik. Pritja dhe kurioziteti mbeten të larta për të mësuar se kush do të jetë udhëheqësi i ri i Kishës Katolike.