Tubimet politike në vend, Rukiqi: Është hipokrizi kërkesa e partive për respektim të masave antiCovid

14.01.2021

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi e ka konsideruar të padrejtë, që nga qytetarët po kërkohet respektim i masave për parandalimin e koronavirusit, derisa subjektet politike po mbajnë tubime. Madje, Rukiqi e ka quajtur hipokrizi pasi që institucionet po bëjnë thirrje për respektim të ligjit, kurse këtë të fundit në të njëjtën […]

Tubimet politike në vend, Rukiqi: Është hipokrizi kërkesa e partive për respektim të masave antiCovid

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi e ka konsideruar të padrejtë, që nga qytetarët po kërkohet respektim i masave për parandalimin e koronavirusit, derisa subjektet politike po mbajnë tubime.

Madje, Rukiqi e ka quajtur hipokrizi pasi që institucionet po bëjnë thirrje për respektim të ligjit, kurse këtë të fundit në të njëjtën kohë po e shkelin ligjin.

I pari i OEK-ut, mes tjerash, ai ka kërkuar që këtë javë të ketë lirim të masave dhe së paku të hiqet ora “policore” dhe të zgjatet orari i punës.

“Mirëpo kjo tash kthehet në padrejtësi ndaj këtyre bizneseve dhe ndaj një numri të madh të qytetarëve. Prandaj ne kemi thënë që është paradoksale që të kërkohet respektimi i masave i orarit dhe numrit që në vendimin e fundit thuhet që më shumë se katwr persona mund të qëndrojnë në një vend. Dhe kjo është njëfarë lloj hipokrizie e llojit për shkak se nëse fton për sundim të ligjit atëherë në të njëjtën kohë po e shkel ligjin”.

“Ne kemi kërkuar që mbi këtë bazë që në momentin që kemi numra të menaxhueshëm dhe pres që në fund të javës ditën e premte të ketë lirim të masave të caktuara së paku të hiqet ora policore dhe të zgjatet orari i punës dhe të bëhet me e lehtë jeta e qytetarëve”, ka thënë Rukiqi.

Ai ka përmendur edhe rastet ku qytetarëve ju bëhet thirrje që pas orës 20:00 të rrinë në shtëpitë e tyre, përderisa një grup i caktuar qytetarësh ftohen në tubime politike.

“Ky është problem për të gjithë qytetarët, qytetarëve iu thuhet që rrini në shtëpi në ora tetë mos e ushtroni të drejtën e punës apo të lëvizjes ndërsa një grup qytetarësh të cilët ftohen në tubime politike dhe shfrytëzohen vendet të cilat ju kanë thënë mos me punuar siç janë hotelet, sallat e ndryshme për organizimin e ngjarjeve, ahengjeve në të njëjtat vende ku ka restreksion strikt që as 50 persona të mos mblidhen dhe të mos organizohen as konferenca”.

“Në të njëjtat vende po mbahen tubime politike me numër të madh të qytetarëve të cilët ftohen nga partitë politike. Me rëndësi është që një grup i qytetarëve dhe bizneset janë të diskriminuara për shkak se një pjesë e madhe e këtyre vendeve që shfrytëzohen për tubime politike nuk kanë punuar asnjë ditë gjatë këtij viti pikërisht në emër të masave për të parandaluar përhapjen e pandemisë”.

Etiketat