Tubimet gjatë fushatës zgjedhore, infektologu Ramadani: Mund të rriten rastet me COVID-19

23.10.2021

Këto masa janë ende në fuqi, ku falë qytetarëve që respektuan masat antiCOVID, në vend filloi të ketë rënie të rasteve pozitive si dhe të vdekjes. Ndërsa, të dielën e 17 tetorit u mbajtën zgjedhjet lokale, ku përgjatë një muaji (15 shtator – 15 tetor), partitë politike zhvilluan fushatën zgjedhore, madje u organizuan edhe tubime […]

Tubimet gjatë fushatës zgjedhore, infektologu Ramadani: Mund të rriten rastet me COVID-19 Foto: Ilustrim

Këto masa janë ende në fuqi, ku falë qytetarëve që respektuan masat antiCOVID, në vend filloi të ketë rënie të rasteve pozitive si dhe të vdekjes.

Ndërsa, të dielën e 17 tetorit u mbajtën zgjedhjet lokale, ku përgjatë një muaji (15 shtator – 15 tetor), partitë politike zhvilluan fushatën zgjedhore, madje u organizuan edhe tubime gjë që subjektet politike ishin zotuar se do të bëjnë fushatë virtuale.

Prandaj, ndonëse pritet që rastet pozitive me COVID-19 të rriten gjatë ditëve në vijim, nuk paralajmërohet që situata me pandeminë të rëndohet.

Infektologu Hamdi Ramadani për Telegrafin ka thënë se në fushatën zgjedhore, ku u zhvilluan tubime me qytetarë, ka pasur raste që nuk është respektuan distanca dhe se nuk janë bartuar maskat, prandaj sipas tij ditëve në vijim mund të ketë rritje të rasteve të infektimeve me këtë virus.

“Tubimet gjatë fushatës, i kemi parë, kemi qenë dëshmitarë që ishin tubime bukur të mëdha, maskat nuk përdoreshin, higjiena ka qenë larg respektimit siç thuhet në udhëzues.

Ora policore është respektuar në një masë. Këto tubime është e mundur që në një kohë, brenda disa ditësh e javësh mund të ndikojë që infeksioni të ketë rritje, sepse nuk e kemi numrin e nevojshëm të vaksinimit në masë”, tha Ramadani.

Po ashtu, infektologu Ramdani ka shtuar se masat e gastronomisë dhe orës policore mund të relaksohen pak, por maskat dhe distanca duhet patjetër të respektohen edhe më tej.