“Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe një punëtor, shkeli rëndë detyrat e punës

para 20 dite

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se sot është larguar përkohësisht nga puna punëtori me inicialet A.B.

“Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe një punëtor, shkeli rëndë detyrat e punës Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit, ky punëtor ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës në momentin kur ka përdorur qasjen në prokurorim publik, shkruan Telegrafi.

Tutje bëhet e ditur se i njëjti që nga data 30 gusht nuk është e pjesë e këtij departamenti.

“Për shkak se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5, dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës në momentin kur ka përdorur qasjen në prokurim publik me datën 12.9.2024 edhe pse i njëjti që nga data 30.8.2024 nuk është pjesë e këtij departamenti”, thuhet në njoftim.

Mes tjerash në njoftim thuhet se sot lënda ka shkuar në Krimet e Rënda Ekonomike sepse sipas tyre, i njëjti ka bërë keqpërdorim të informatës zyrtare.

“Po ashtu, me datën 17.9.2024 lënda ka shkuar në Krimet e Rënda Ekonomike për shkak se z.A.B. duke vepruar në këtë mënyrë ka bërë Keqpërdorim të informatës zyrtare të paraparë në nenin 416 par.2 të KODIT NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, thuhet tutje në njoftim.