Tragjike, humbin jetën dy mërgimtarë në një aksident trafiku

06.01.2024

Një ngjarje tragjike është shënuar dje në mbrëmje për dy familje kosovare. Dy nga më të dashurit e tyre, humbën jetën tragjikisht pasi u përfshinë në një aksident trafiku. Siç merr vesh Sinjali, dy viktimat janë mërgimtarët K.H dhe J.R, të cilët humbën jetën pasi nuk arritën t’i përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti i cili dyshohet se […]

Tragjike, humbin jetën dy mërgimtarë në një aksident trafiku Foto: Ilustrim

Një ngjarje tragjike është shënuar dje në mbrëmje për dy familje kosovare. Dy nga më të dashurit e tyre, humbën jetën tragjikisht pasi u përfshinë në një aksident trafiku.

Siç merr vesh Sinjali, dy viktimat janë mërgimtarët K.H dhe J.R, të cilët humbën jetën pasi nuk arritën t’i përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti i cili dyshohet se ka ndodhur në Hungari.

Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar edhe familjarët e viktimave.