Tragjedi në Klinë: Dy të vrarë në atentat, arrestohet i dyshuari
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Klinës, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri e më pas ka ndërruar jetë. Ngjarja e dhunshme ka ndodhur në sheshin “Mujë Krasniqi”, në një lokal të njohur.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se një person është vrarë në vend të ngjarjes, ndërsa një tjetër është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore i cili ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 17:17 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë. Një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar”, tha Gashi.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar motivet e këtij krimi të tmerrshëm dhe për të arrestuar autorët e tjerë të mundshëm.
Ky incident tragjik ka shkaktuar shok dhe tronditje në komunitet, duke ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë publike.