Tollovi në aeroportin e Prishtinës, anulohen disa fluturime

06.08.2021

Përveç pritjeve të bashkatdhetarëve tanë në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, fluks i madh i udhëtarëve është parë sot edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Për arsye ende të panjohura deri më tani në aeroport janë anuluar tri fluturime. Fluturimi i paraparë për në Basel-Mulhouse në ora 20:55 është anuluar. Gjithashtu edhe fluturimi i […]

Tollovi në aeroportin e Prishtinës, anulohen disa fluturime Foto: Ilustrim

Përveç pritjeve të bashkatdhetarëve tanë në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, fluks i madh i udhëtarëve është parë sot edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Për arsye ende të panjohura deri më tani në aeroport janë anuluar tri fluturime. Fluturimi i paraparë për në Basel-Mulhouse në ora 20:55 është anuluar. Gjithashtu edhe fluturimi i orës 19:40 për në Helsinki është anuluar.

Sipas uebfaqes zyrtare të aeroportit të Prishtinës edhe disa fluturime të parapara për orët e para të së shtunës janë anuluar si tre fluturime për në Basel-Mulhouse, Duseldorf, Stuttgart, Antalya, Hanover.

Disa fluturime të tjera janë shtyer për në orët e vona ku disa udhëtarë kanë thënë që fluturimet për Finlandë kanë pasur të bëhen në ora 18:00, mirëpo janë shtyrë dhe nuk janë njoftuar nga autoritetet

Është raportuar se gjatë muajit korrik është rritur dukshëm fluksi i personave që kanë hyrë në Kosovë. Numri i tyre është rreth 700 mijë, ndërsa përmes ANP-së janë futur rreth 221 mijë.