Tetë vjet pa Bacë Adem Demaçin, kujtohet vepra dhe qëndresa e tij

26.07.2026

Sot, në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, është përkujtuar veprimtari i shquar Adem Demaçi, një nga figurat më të rëndësishme të qëndresës dhe rezistencës shqiptare ndaj pushtetit shtypës jugosllav e serb.

Me këtë rast janë bërë homazhe në nderim të figurës dhe veprës së tij, duke u vlerësuar kontributi i jashtëzakonshëm i Demaçit në rrugën drejt lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve.

Adem Demaçi kaloi 28 vjet në burg, por pavarësisht vuajtjeve dhe represionit, ai nuk u lëkund asnjëherë nga idealet dhe rruga e tij.

Qëndresa dhe sakrifica e tij e kanë bërë atë simbol të pathyeshmërisë dhe një figurë të përmasave historike.

Demaçi, i cilësuar edhe si “Mandela i shqiptarëve dhe i Evropës”, u nda fizikisht nga jeta, por vepra dhe trashëgimia e tij politike, kulturore dhe historike vazhdojnë të mbeten frymëzim për brezat.

Lavdi jetës dhe veprës së Bacë Adem Demaçit!