Tërheqja sërish e mjeteve mund të politizohet, kërkohet nga Trusti t’i kthehen në vend investimet

29.11.2021

E një shifër e tillë e realizuar nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, po konsiderohet rekorde nga ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu. Gërxhaliu ka thënë se rritja e kredive është një storie suksese sa i përket Trustit. Tutje, Gërxhaliu theksoi se më e rrugës është që Qeveria të ndajë fonde […]

Tërheqja sërish e mjeteve mund të politizohet, kërkohet nga Trusti t’i kthehen në vend investimet Foto: Ilustrim

E një shifër e tillë e realizuar nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, po konsiderohet rekorde nga ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu.

Gërxhaliu ka thënë se rritja e kredive është një storie suksese sa i përket Trustit.

Tutje, Gërxhaliu theksoi se më e rrugës është që Qeveria të ndajë fonde dhe ndihma për qytetarët tërheqja e parave të Trustit do të krijohet një standard që çdo herë do të tentohet të politizohet.

Ai tha se nëse një institucion e ka kuptuar pandeminë si një mundësi atëherë është sektori bankar dhe Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

“Nëse një institucion e ka kuptuar pandeminë si një mundësi atëherë është sektori bankar dhe BQK. Vërtetë ka pasur një rritje të kredive dhe në këtë drejtim një storie e suksesit është edhe performancë e Trustit.

Vetë fakti që në kohën pandemike është arritur një ujdi që të hiqen 200 milionë për atë pjesë nga Trusti si ndihmë për qytetarët për 1-0% dhe një shumë e tillë është kompensuar e dëshmon më së miri sesa është i rëndësishëm ky hap dhe kjo performacë e Trustit” tha ai për EO.

“Edhe në të kaluarën ka pasur skeptikë sa i përket  10% të Trustit për qytetarë të Kosovës. Është një vendim në nivelin qeveritar dhe mes bordit menaxhues të Trustit. Po kam ndrojë që është një rrezik. Besoj që shumë më e rrugës është që Qeveria të ndajë fonde dhe ndihma për qytetarët sesa të rrezikohet siguria e qytetarëve sepse të vetëm garanci e kemi Trustin.

Prandaj kam ndrojë se nëse do të ndodhë edhe njëherë tërheqja e parave të Trustit do të krijohet një standard që çdo herë do të tentohet të politizohet. Qeveria duhet të ketë parashikim sociale dhe buxhetore dhe të jetë në funksion të ndihmës së qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë”, tha Gërxhaliu.