Tërheqja e mjeteve deri në 30% nga Trusti, iniciuesi i idesë: Me urgjencë të trajtohet ligji për Trustin

17.03.2022

Ndërkaq, deputeti Haxhiu është duke kërkuar nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës që ta procedoj për votim në seancë të Kuvendit kërkesën për plotësim ndryshimin e Ligjit për Trustin, ku pastaj qytetarët do të mund të tërhiqnin shumë të caktuar të mjeteve. Sipas deputetit në fjalë sa më shpejtë që Kuvendi i Kosovës merret me […]

Tërheqja e mjeteve deri në 30% nga Trusti, iniciuesi i idesë: Me urgjencë të trajtohet ligji për Trustin Foto: Ilustrim

Ndërkaq, deputeti Haxhiu është duke kërkuar nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës që ta procedoj për votim në seancë të Kuvendit kërkesën për plotësim ndryshimin e Ligjit për Trustin, ku pastaj qytetarët do të mund të tërhiqnin shumë të caktuar të mjeteve.

Sipas deputetit në fjalë sa më shpejtë që Kuvendi i Kosovës merret me këtë çështje aq më mirë është për qytetarët.

“Propozimi për tërheqjen e mjeteve financiare për qytetarët nga Trusti Pensional deri në 30%, me datë 09.03.2022 është dorëzuar në Kuvend në formë të projektligjit me nënshkrimin e më shumë se 6 deputetëve ashtu siç e parasheh rregullorja e punës së Kuvendit.

Tani Kryesia e Kuvendit e ka për obligim që ta procedoj për votim në seancë të Kuvendit. Sa më shpejt që të shtyhet aq më mirë”, thotë Haxhiu.