Temperatura minimale deri minus 13 gradë, parashikimi i motit për sot

25.01.2022

Po ashtu në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se do të ketë edhe reshje bore. IHK ka njoftuar se do të ketë ngrica, të cilat do të kenë më të ashpra në zonat e larta. “Masat e ftohta polare do të vazhdojnë të mbeten prezent edhe gjatë javës së fundit të muajit janar. Këto […]

Temperatura minimale deri minus 13 gradë, parashikimi i motit për sot Foto: Ilustrim

Po ashtu në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se do të ketë edhe reshje bore.

IHK ka njoftuar se do të ketë ngrica, të cilat do të kenë më të ashpra në zonat e larta.

“Masat e ftohta polare do të vazhdojnë të mbeten prezent edhe gjatë javës së fundit të muajit janar. Këto masa të ftohta do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me pak reshje bore. Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë Celsius ditën e martë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë në pjesën e dytë të javës. Ngricat mbesin prezent, më të ashpra në zonat e larta, prandaj kujdes ngasësve të mjeteve motorike, por kujdes të shtuar duhet të kenë edhe këmbësoret, pasi që ngricat do të jen evidente”, ka njoftuar IHK.