Të hënën ditë pushimi për institucionet publike për nder të Ditës së Flamurit

26.11.2021

Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, ndonëse kjo festë nuk ndodhet në listën e festave zyrtare në Kosovë. Letrën që kryeministri Kurti i ka dërguar ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ku i kërkon që në koordinim me Komisionin e Festave të njoftojë nëpunësit e administratës publike […]

Të hënën ditë pushimi për institucionet publike për nder të Ditës së Flamurit Foto: Ilustrim

Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, ndonëse kjo festë nuk ndodhet në listën e festave zyrtare në Kosovë.

Letrën që kryeministri Kurti i ka dërguar ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ku i kërkon që në koordinim me Komisionin e Festave të njoftojë nëpunësit e administratës publike që dita e hënë do të jetë ditë pushimi.

Dita festive më e madhe e shqiptarëve nuk ndodhet në listën e festave zyrtare në Kosovë dhe kjo është arsyeja pse dita e pushimit vendoset nga kryeministri i shtetit.

“I nderuari Ministër,

Ju lutem vini re që, nisur nga dispozitat e Ligjit Nr, 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, kërkon ga ju që, në koordinim me Komisionin Republikan të Festave, të bëni njoftimin me kohë për nëpunësit e administratës publike, që për nder të festës së 28 Nëntorit, dita e hënë, 29 nëntor 2021, do të jetë ditë pushimi.

Ju lutem të mbani të informuara të gjitha institucionet publike lidhur me këtë kërkesë”, thuhet në letrën e Kurtit.