Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë

  • 10.08.2022
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë vendimi për ndarjen e 40 milionë eurove për mbështetjen e ndërmarrjeve publike dhe 600 mijë eurove për mbështetjen e prodhuesve vendor.

Lidhur me zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, janë miratuar plotësim ndryshime, me të cilat shuma e përgjithshme e ndarë për masën e mbështetjes së likuiditetit familjar, është 7 milionë e katërqind mijë euro.


Janë rialokuar 1.080.768 euro në Ministrinë e Administratës të Pushtetit Lokal, për zbatimin e projekteve kapitale në përputhje me shtatë marrëveshjet e mirëkuptimit për projektet kapitale të nënshkruara nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarët e komunave: Klinë, Gjilan, Obiliq, Podujevë, Shtime, Istog dhe Kamenicë.

Me qëllim të kthimit të ligjshmërisë, kabineti qeveritar ka shfuqizuar 17 vendime të mëparshme, për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit te komunat Prizren, Klinë, Malishevë, Skenderaj, Podujevë, Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë, Istog, Pejë, Graçanicë, Zveçan, Vushtrri, Mitrovicë Veriore, Ranillug dhe Kllokot,.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për caktimin e zonave të mbrojtura sanitare dhe masat e tyre mbrojtëse të burimit ujorë nëntokësor që përdoret për pije – “Puset e Konjuhit” në Komunën e Lipjanit. Qëllimi i përcaktimit të zonave të mbrojtura sanitare është që të mbrojë burimet e ujit nëntokësor – “Puset Konjuh”, Komuna Lipjanit, nga ndikimet negative të cilat mund të dëmtojnë gjendjen normale dhe të qëndrueshme të ujit nga aspekti i cilësisë dhe sasisë.

Është miratuar Udhëzimi Administrativ për funksionimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijëve.

Për shënimin e 25 vjetorit të vdekjes së humanistes shqiptare Nënë Terezës, Qeveria ka themeluar Këshillin organizativ për këtë përvjetor.

Qeveria ka emëruar bordet e drejtorëve në katër (4) ndërmarrje publike qendrore:
• Ndërmarrjen Publike Qendrore “Ndërmarrja Publike “Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A”;
• Kompaninë Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor, Sh.A. Prizren;
• Kompaninë Rajonale të Ujitjes Radoniqi-Dukagjini, Sh.A. Gjakovë; dhe
• Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Bifurkacioni, Sh.A. Ferizaj.
Po ashtu, është miratuar vendimi për shkarkimin e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike “Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos” Sh.A. dhe emërimin e bordit të përkohshëm të drejtorëve të kësaj ndërmarrje.

Janë miratuar dy vendime për t’i kërkuar Presidentes së Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2021, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, dhe nënshkrimin e Amendamentit 2 të Marrëveshjes Financiare IPA 2018 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Në mbledhje, kabineti qeveritar është informuar për zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit (PKZMSA) gjatë periudhës prill – qershor 2022, si dhe me Raportin e vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të Kuvendeve të Komunave për periudhën janar-qershor 2022.

Pas shqyrtimit është aprovuar edhe Raporti i punës i Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar për periudhën korrik 2021- qershor 2022.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë