Takimi me Kurtin, Jasharaj: Ishte përmbajtjesor, por nuk ka marrëveshje

13.09.2022

Këshilli grevist kanë mbajtur takim sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, kjo në përpjekje për të gjetur zgjidhje e të ndalet greva. Tashmë ky takim mes Këshillit grevist dhe kryeministrit Kurti ka përfunduar, ku kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka theksuar se ky takim me Qeverinë ishte përmbajtësor, por se nuk ka marrëveshje. Kryetari […]

Takimi me Kurtin, Jasharaj: Ishte përmbajtjesor, por nuk ka marrëveshje Foto: Ilustrim

Këshilli grevist kanë mbajtur takim sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, kjo në përpjekje për të gjetur zgjidhje e të ndalet greva.

Tashmë ky takim mes Këshillit grevist dhe kryeministrit Kurti ka përfunduar, ku kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka theksuar se ky takim me Qeverinë ishte përmbajtësor, por se nuk ka marrëveshje.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka theksuar se “Ne donim të bënim një kompromis për hir të situatës, por qeveria nuk lëvizte”.

Ai po ashtu ka thënë se e mira është se dialogu ka nisur.

“Dialogu mes grevistëve dhe Qeverisë ka nisur dhe kjo ka rëndësi”.

Marrëveshja nuk është arritur, kështu greva pritet të vazhdojë.

“Do të flasim me anëtarët e sindikatës, meqë qeveria s’po lëviz asgjë nuk do të ndryshojë”.