Tahiri i AAK-së: Testi i Arritshmërisë po kthehet në test të marrëzisë
Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar një ditë pas mbajtjes së Testit të Arritshmërisë, gjersa theksoi se daljes së rezultateve dhe me evidentimin e menaxhimit të keq do të ftojnë për interpelancë ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci. Tahiri në një postim në Facebook shkruan se është e […]
Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar një ditë pas mbajtjes së Testit të Arritshmërisë, gjersa theksoi se daljes së rezultateve dhe me evidentimin e menaxhimit të keq do të ftojnë për interpelancë ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Tahiri në një postim në Facebook shkruan se është e papranueshme tendenca e MASHT-it për të shpërndarë përgjegjësinë, ku s’i kursyen as nxënësit, për një proces për të cilin nuk siguroi as menaxhim, as mbikëqyrje, as informim, as cilësi.
Lexoni të plotë reagimin e tij:
Dje ka përfunduar Testi i Arritshmërisë dhe Maturës, një proces i mbikëqyrur nga MAShT në mënyrë joprofesionale dhe kaotike, marrëzi.
Pse?
Për muaj me radhë, nuk pati asnjë informim nga MAShT, se cila është rëndësia e Testit të arritshmërisë dhe maturës, sikurse nuk kishte as informim as sensibilizim zero. Gjithëçka rutinë.
Përgjatë gjithë kohës nuk pati asnjë debat rreth asaj se si mund të përgatiteshin më mirë nxënësit, dhe çfarë mund të bënin mësimdhënësit dhe prindërit në këtë drejtim. Pra as informim as përfshirje, sikur dështimi dhe mos arritshmëria e nxënësve të ishte qëllim.
Është e papranueshme tendenca e MASHT-it për të shpërndarë përgjegjësinë, ku s’i kursyen as nxënësit, për një proces për të cilin nuk siguroi as menaxhim, as mbikëqyrje, as informim, as cilësi. Në fakt, nxënësit janë viktima të një menaxhimi të dobët.
Grupi ynë parlamentar, po pret rezultatet, dhe deri atëherë do t’i bëjë disa veprime:
Nga e sot, Zyra e Grupit Parlamentar është e hapur për çfarëdo komunikimi me prindër, të cilët janë të pakënaqur dhe kanë evidencë për manipulime, keqmenaxhim dhe padrejtësi që u janë bërë nxënësve.
Po ashtu, ankesat mund të drejtohen në emailin tonë: Grupiaak@assembly-kosova.org ose telefon: 03820010115.
Pas daljes së rezultateve dhe me evidentimin e menaxhimit të keq, do të bëjmë dy veprime:
Do të ftojmë në interpelancë ministren e MAShT-it;
Do të kërkojmë votim të një Rezolute për suspendimin e këtij procesi, gjithmonë në bazë të evidencës.