Tahiri: Ende nuk kemi ftesë nga Osmani, por do të jemi në takim

10.12.2023

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ende nuk ka marrë ftesë zyrtare nga presidentja Vjosa Osmani për takimin e paralajmëruar nga kjo e fundit me partitë opozitare në lidhje me draft-statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri ka thënë se kjo […]

Tahiri: Ende nuk kemi ftesë nga Osmani, por do të jemi në takim Foto: Ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ende nuk ka marrë ftesë zyrtare nga presidentja Vjosa Osmani për takimin e paralajmëruar nga kjo e fundit me partitë opozitare në lidhje me draft-statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri ka thënë se kjo parti do të jetë pjesë e takimit për t’i shprehur shqetësimet e tyre sa i përket draftit të dorëzuar nga ndërmjetësit.

“Te çështja e presidentes nuk kemi ftesë…Por, kur të ndodhë ai takim, normal se do të jemi”, ka thënë Tahiri.