Suharekë, propozohet shqyrtimi i projekt-vendimit për ti ndihmuar klubit të Ballkanit

16.06.2021

Është publikuar agjenda e KPF-së (Komitetit për Politikë dhe Financa), ku edhe u caktua mbledhja e gjashtë e rregullt për vitin 2021, të Komitetit për Politikë dhe Financa. Mbledhja do të mbahet më 21 qershor 2021 në ora 10:00. Është propozuar ky rend dite: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Shqyrtimi i projekt-vendimit për […]

Suharekë, propozohet shqyrtimi i projekt-vendimit për ti ndihmuar klubit të Ballkanit Foto: Ilustrim

Është publikuar agjenda e KPF-së (Komitetit për Politikë dhe Financa), ku edhe u caktua mbledhja e gjashtë e rregullt për vitin 2021, të Komitetit për Politikë dhe Financa.

Mbledhja do të mbahet më 21 qershor 2021 në ora 10:00.

Është propozuar ky rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës në Agro-zonë;
  3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës në Zonën industriale;
  4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien pëlqimi për të zhvilluar procedurat përmes ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës;
  5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për shpalljen e interesit të përgjithshëm;
  6. Shqyrtimi i projekt-vendimit për ti ndihmuar klubit të Ballkanit;
  7. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e kornizës afatmesme buxhetore për Komunën e Suharekës për vitin 2022–2024;
  8. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit përzgjedhës;
  9. Shqyrtimi i kërkesës së sindikatës së administratës së Komunës;
  10. Shqyrtimi i raportit të komisionit për verifikimin e pronave.

Mbledhja do të mbahet në sallën e Bordit të Drejtorëve.