Suharekë, deri tani 1,382 qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19

20.05.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë. Vaksinimi në këtë qendër është duke vazhduar sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë këtyre ditëve janë duke u vaksinuar kundër COVID-19 personat mbi 65 vjeç. Ndryshe QKMF në Suharekë javën e kaluar kishte pranuar 558 doza të […]

Suharekë, deri tani 1,382 qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë.

Vaksinimi në këtë qendër është duke vazhduar sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë këtyre ditëve janë duke u vaksinuar kundër COVID-19 personat mbi 65 vjeç.

Ndryshe QKMF në Suharekë javën e kaluar kishte pranuar 558 doza të vaksinës antiCOVID.

Në takimin e sigurisë lokale brenda 2 jave në Komunën e Suharekës, Mihrije Suka ka theksuar se deri më sot janë vaksinuar 1382 qytetarë te grupmoshave të ndryshme sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.