Sherr pas ndeshjes Ballkani-Llapi, arrestohen 3 suharekas – policia jep detaje

11.11.2022

Gjatë ditës së enjte është zhvilluar ndeshja Ballkani-Llapi në stadiumin e qytetit të Suharekës, ku fitimtar të kësaj ishite ekipi i Llapit. Ndërsa, burime të SuharekaOnline kanë bërë të ditur se disa tifozë kanë dhuajtur me gurë drejtë tifozëve të ekipit mysafir. Nga informacionet që ka SuharekaOnline thuhet se pas përfundimit të ndeshjes futbollistike në […]

Sherr pas ndeshjes Ballkani-Llapi, arrestohen 3 suharekas – policia jep detaje Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së enjte është zhvilluar ndeshja Ballkani-Llapi në stadiumin e qytetit të Suharekës, ku fitimtar të kësaj ishite ekipi i Llapit.

Ndërsa, burime të SuharekaOnline kanë bërë të ditur se disa tifozë kanë dhuajtur me gurë drejtë tifozëve të ekipit mysafir.

Nga informacionet që ka SuharekaOnline thuhet se pas përfundimit të ndeshjes futbollistike në mes të  KF Ballakni dhe KF Llapi janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprime të dhunshme, pasi që të njejtit dyshohet se kanë gjuajtur me gurë në drejtim të tifozëve të ekipit mysafirë.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe Komandanti i Policisë së Kosovë në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ku ka bërë të ditur se tre persona të moshës madhore janë arrestuar gjatë ditës së enjte nën dyshimin për shkelje ligjore jasht stadiumit të qytetit.

Sylaj njoftoi se të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar për intervistim në Stacionin Policor në Suharekë, ku pas intervistimit janë liruar, ndërsa rasti është proceduar në mënyrë të rregullt.

Poashtu, Komandanti i Policisë së Kosovës në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj është shprehur se policia është e përkushtuar në ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe pronën, ku theksoi se nuk do të lejohen sjelljet devijuese në garat sportive.