Një vrasje nga pakujdesia, një rast i ngacmimit… – Krejt çfarë ndodhi brenda dy jave në Suharekë

05.07.2023

Në Komunën e Suharekës sot gjatë ditës së mërkurë është mbajtur takimi i sigurisë lokale. Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, njëherit kryesuese e këtij takimi, ka përmendur aktivitetet të cilat janë zhvilluar në dy javët e fundit, raporton SuharekaOnline. Ndërsa sa i përketë sigurisë në Komunën e Suharekës në fjalën e tij, Komandanti […]

Një vrasje nga pakujdesia, një rast i ngacmimit… – Krejt çfarë ndodhi brenda dy jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Në Komunën e Suharekës sot gjatë ditës së mërkurë është mbajtur takimi i sigurisë lokale.

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, njëherit kryesuese e këtij takimi, ka përmendur aktivitetet të cilat janë zhvilluar në dy javët e fundit, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa sa i përketë sigurisë në Komunën e Suharekës në fjalën e tij, Komandanti i Stacionit Poicor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka njoftuar për rastet të cilat janë raportuar në polici.

Sylaj ka njoftuar se gjatë dy javëve që lam pas janë raportuar këto raste: 3 aksidente trafiku, 1 rast i vrasjes nga pakujdesia, 1 rast i kanosjes, 1 rast i ngacmimit dhe 1 rast i falsifikimit të parasë.